Lajme

27 vjeçarja bie në një pusetë në sheshin e Vranjës

Një femër 27-vjeçare, në orët e mëngjesit të së enjtes me 11 mars ra në një pusete ne sheshin e Vranjes dhe pësoi lëndime të lehta trupore, percjell Presheva.AL

Puseta i përket njërës prej Ndërmarrjeve Publike dhe dukej se ishte e mbuluar me një kapak, por nuk ishte i vendosur fort dhe fiks, kështu që kapaku u kthye kur femra shkeli mbi te.

Një ambulancë mbërriti në vend dhe e çoi gruan në departamentin e PTO të Spitalit në Vranje, ku iu dha ndihma mjekësore.

Policia gjithashtu zhvilloi një hetim në vendin e aksidentit.

Related Articles

Back to top button