Lajme

Beteja për koalicione në Preshevë – Kush do ta formojë pushtetin?

Sipas të dhënave paraprake, Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbaten me 28 mars, 6021 vota ose 14 këshilltarë, percjell Presheva.AL

Partia Demokratike e Shqiptare, Ragmi Mustafa është e dyta me 4173 vota ose 9 vende të fituara.

Partia e Shaip Kamberit Partia për Veprim Demokratik është e treta me 3368 vota ose 7 mandate.

Lëvizja e reformave e Sami Salihut është në vendin e katërt me një total prej 2,545 votash ose 5 vende në kuvend.

Koalicioni i partive serbe fitoi 1222 vota ose 2 vende në Kuvendin Komunal të Preshevës.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Naser Azirit fitoi 483 vota ose 1 vend ne kuvend.

Alternativa demokratike e shqiptarëve, Armend Aliu, fitoi 441 vota, por nuk arriti të hynte në kuvend.

Rreth 18,300 qytetarë nga rreth 42,000 me të drejtë vote votuan në zgjedhjet e Preshevës.

Related Articles

Back to top button