Lajme

Caktohet mbledhja e re e Shtabit të Krizave

Është caktuar një mbledhje e re e Shtabit të Krizave.

Një mbledhje e re e Shtabit të Krizave për lufte kunder koronavirusit do të mbahet të Mërkurën, në oren 8.00 të mëngjesit.

Sipas mediave ne mbledhje do te bisedohet per situaten epidemiologjike dhe do te analizohen efektet e masave qe kane qene ne fuqi deri tash dhe pas kesaj do te vendoset per hapat e mëtejshëm.

Të kujtojmë se masat e reja kanë hyrë në fuqi në Serbi që nga mëngjesi i sotëm.

Objektet e hotelierisë mbeten të mbyllura – kafenetë, restorantet, klubet e natës dhe baret, si dhe qendrat tregtare.

Të gjitha objektet e shitjes së ushqimit dhe institucionet kulturore (kinemat, teatrot, galerite dhe biblioteka) mund të punojnë deri në orën 21, të gjitha objektet e tjera deri në orën 20, në varësi të disa kushteve.

Related Articles

Back to top button