Çfarë masa do të mirren nesër – mbyllje për 7,10 ose 14 ditë ; Ja çka thotë ministri i shëndetësisë
Masa të reja kundër koronavirusit mund të miratohen zyrtarisht nga Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar.
Gjegjësisht, sipas “Blic”, masat e propozuara nga Shtabi i Krizave nuk do të duhet të zyrtarizohen nga Qeveria e Serbisë në të ardhmen, por do të jenë në gjendje të miratohen zyrtarisht nga Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lončar. Gazeta shkruan se ky autorizim iu dha ministrit të enjten e kaluar.
Shtabi i Krizave do te takohet nesër dhe masat me siguri do të shtrëngohen. Pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave në mbledhjen e fundit kërkon një mbyllje për 10 deri në 14 ditë, ndërsa anëtarët e Qeverisë, dhe veçanërisht përfaqësuesit e Beogradit, janë kundër tij.
Ende nuk ka informacion të saktë mbi masat që na presin në ditët në vijim, por ka gjasa qe do te jete nje kompromis mes kërkesave të mjekëve dhe qeverise, qe te luftohet koronavirusi ne Serbi dhe te ruhet biznesi dhe ekonomia.
Ajo që dëgjohet më shpesh si një zgjidhje e mundshme është se masat do të kufizohen në shtatë ditë dhe do të nënkuptojnë shkurtimin e orarit të punës.