Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë i sqaron kryetarit të PDSH-së Ragmi Mustafa lidhur me vaksinat
Hapjen e fushates zgjedhore PDSH e ka bere ne oborrin e shtepise se kultures duke shpalosur programin e saj dhe duke prezantuar keshilltaret e partis qe garojne per zgjedhjet e parakoheshme ne Presheve.
Menjeher pas perfundimit te ketij manifestimi PDSH ka publikuar edhe spotin per keto zgjedhje, e ne video shihet Ragmi Mustafa duke premtuar qe ai nese vie kryetar i Komunes se Presheves do te siguroje vaksinat per te gjithe qytetaret e Komunes se Presheves.
I menjehershem ka qene reagimi i drejtorit te shtepise se shendetit Driton Salihu i cili ka sqaruar kryetarin e PDSH-se per kete premtim elektoral qe ka bere ai.
“Sqarim për kryetarin e Pdsh: Vaksinat antiCovid nuk sigurohen nga komuna!
Është Instituti për shëndet publik “Batut” në bashkëpunim me atë të Vranjës, me përkrahjen e Ministrinë e shëndetësisë, forcimin e E-uprava për përpilimin e listave dhe në fund mbetet aplikim vaksinave i shtëpive të shëndetit apo spitaleve.” ka shkruar Salihu ne facebook profilin e tij.
Kujtojme se ne Presheve deri me tani jane vaksinuar rreth 3000 persona me vaksinen kunder koronavirusit dhe ky vaksinim po vazhdon cdo dite, qytetaret e Presheves kane qene shqiptaret e pare ne rajon qe kane pranuar vaksinen antiCovid 19.
Spotin e PDSH mund ta shikoni ne videon e me poshtme: