E vetmja gjë që është e sigurt tani është se masat do të shtrëngohen
Seanca e shumëpritur e shtabit të krizave është caktuar të mbahet sot në orën 11:00. Shtabi tashmë është i ndarë në dy pjesë dhe në mbledhje pritet të përballen dy propozime të kundërta. Kush do të fitoj qeveria apo pjesa mjekësore këtë e mësojmë pasi të vendosen masat.
Masat e mundshme janë: zgjatja e mësimit online për nxënësit e shkollave të mesme, mbyllja e gjithçkaje për fundjavën, përveç dyqaneve ushqimore, farmacive, mjekëve privatë dhe pikave të karburantit, dhe shkurtimi i orarit të punës nga e hëna.
“Para ose jetë” – me këtë frazë, virologu dhe mikrobiologu Dr. Milanko Shekler përshkroi situatën aktuale në luftën kundër koronavirusit.
Për propozimin e kompromisit të paketës së re të masave anti-epidemike, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, si presidente e Shtabit të Krizave, po përpiqet të sigurojë mbështetje para seancës së sotme për pjesën mjekësore të stafit, e cila po kërkon për një “bllokim” shtatë-ditor.
E vetmja gjë që është e sigurt për tani është se masat do të shtrëngohen, gjë që u konfirmua nga vetë Brnabiq, si dhe Presidenti i Serbisë.