Lajme

Edhe pak, pastaj fillon mbyllja

Duke filluar nga sot në mesditë deri të hënën në orën 6.00 të mëngjesit do të zbatohen masat e reja të Shtabit të Krizave, sipas të cilave të gjitha objektet hotelierike do të mbyllen.

Gjithashtu edhe shitoret tjera përveç shitoreve ushqimore.

Nga e hëna, 8 mars, nxënësit e shkollave të mesme do të kalojnë në mesim online, keshtu u njoftua nga Qeveria e Serbisë, percjell Presheva.AL

Vetëm dyqanet ushqimore, mund të punojnë deri në orën 21, farmacitë dhe pikat e karburantit, do të kenë mundësinë të punojnë edhe pas orës 12 deri të hënën në mëngjes.

Në qendrat e skive, këto masa do të vlejnë nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën, që do të thotë se objektet hotelierike në këto vende nuk do të funksionojnë gjatë gjithë fundjavës.

Përjashtim bëjnë kafenetë dhe restorantet e hoteleve, të cilat gjatë fundjavës mund të shërbejnë vetëm për mysafirët që kanë një qëndrim të regjistruar.

Kur bëhet fjalë për institucionet kulturore, vetëm teatrot do të mund të punojnë deri në orën 21, duke respektuar të gjitha masat epidemiologjike, ndërsa ngjarjet sportive të paracaktuara do të mund të mbahen, por pa praninë e publikut.

Është e rëndësishme të theksohet se aktiviteti i shpërndarjes së ushqimit (merre me vete) është i mundur 24 orë në ditë, ndërsa sherbimi brenda për shitjen e ushqimit dhe pijeve pas orës 12 është i ndaluar në tërë territorin e Serbisë deri të hënën në mëngjes.

Gjithashtu, pas orës 12, institucionet shëndetësore private, laboratorët, klinikat veterinare dhe zyrat dentare mund të punojnë.

Nga e hëna, 8 mars, gjithçka do të funksionojë sipas regjimit të zakonshëm dhe orari i punës i të gjitha ambienteve do të jetë i njëjtë siç ka qenë më herët.

Vaksinimi kundër sëmundjes infektive Covid-19 do të bëhet pa ndërprerje sipas një plani të paracaktuar, në mënyrë që masat e reja të mos rrezikojnë në asnjë mënyrë procesin e imunizimit, shtoi deklarata e Qeverisë.

Related Articles

Back to top button