Lajme

EPS-i pëtfundon punimet, nuk ka më ndërprerje të rrymës në Norçë dhe Tërrnavë

Fillimin e punimeve Elektrodistribucioni i Serbise e ka filluar ne fillim te muajit shkurt dhe punimet kane zgjatur deri tash per shkak te kushteve atmosferike.

Sot ka qene dita e fundit e punimeve me çrast pa rryme kane mbetur Norça dhe Dushkajt nga ora 9:30 deri ora 17:00, ndersa fshati Miratoc nuk ka pasur rryme nga ora 13:00 deri në ora 17:00.

Sipas informacioneve te siguruara nga Presheva.AL per fshatrat Norçë dhe Tërnavë kjo ka qenë dita e fundit që do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, pasi tashmë po përfundojnë të gjitha punimet në rekontruimin e rrjetit elektrik.

Ne Presheva.AL do te njoftoheni per cdo nderprerje te rrymes ne Komunen e Presheves.

Related Articles

Back to top button