Lajme

Harruan se është ndërruar ora, disa komisonerë shkojnë me vonesë në vendvotimet në Preshevë

Ndërrimi i akrepave të orës, ka shkaktuar vonesa në procesin zgjedhor në Preshevë. Komisionerët e autorizuar në zgjedhjet e sotme kanë arritur me vonesë në njësitë ku janë të angazhuar.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi i cili tregon se tashmë janë hapur 90 për qind e vendvotimeve.

Ai thotë se ka pasur vonesa në mbledhjen e Këshillave të Votimit të komisionerëve si shkak i ndërrimit të orës.

“Për shkak se u ndërrua ora, disa komisionerë, disa persona të autorizuar ku mbahen votimet me siguru kanë harruar me ndërrua orën ose kanë ardhur me vonesë. Tek ajo ke problem pak i vogël pro u rregullua”, thotë Kamberi.

Related Articles

Back to top button