Lajme

Kanë filluar punimet në ndërtimin e kanalizimit atmosferik në Lagjen e Gerajve në fshatin Norçë

Në kuadër të projekteve të Planit investiv për vitin gjegjës, është paraparë realizimi i projektit të ndërtimit të kanalizimit atmosferik në Lagjen e Gerajve të fshatit Norçë.

Qëllimi i realizimit të këtij projekti është zgjidhja e problemit të vërshimeve me rastin e reshjeve atmosferike në pjesën ku hapësira shërben njëkohësisht si rrugë dhe përrua.

Përmes këtij projekti, do të kanalizohet ujërat atmosferike që kalojnë nëpër mes të Lagjes së Gerajve, që vazhdimisht e gërryejnë rrugë dhe banorët e kësaj lagjeje ballafaqohen me vështirësi në qarkullim të përditshëm në këtë segment rrugor.

Realizimi i këtij projekti, mundëson rregullimin e mëtejmë të infrastrukturës rrugore, që do të pasojë menjëherë pas këtij projekti.

Me realizimin e këtyre projekteve, Lagja e Gerajve në fshatin Norçë përfundimisht e zgjidhë problemin e vërshimeve dhe të qarkullimit të lehtë dhe komod në këtë pjesë të fshatit Norçë.

Related Articles

Back to top button