Lajme

KKZ: 7 subjekte politike garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Preshevë

Rreth 42,000 persona nga Komuna e Presheves do te kene të drejtë vote per të zgjedhur 38 përfaqësuesit e tyre në kuvendin komunal më date 28 mars, në 38 qendra votimi. Sipas kryetarit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve-KKZ, Kenan Kamberi, shtatë subjekte politke janë çertifikuar deri më tani, gjashtë parti janë shqiptare dhe njëra eshte lista serbe koalicion i ky perbere nga 8 parti serbe jane bashkuar ne partine sns.

Nga 7 lista zgjedhore, aq sa u paraqitën, 4 jane parti politike, 2 jane grupe qytetarësh dhe njëra koalicion, percjell Presheva.AL

Deri më tani, nuk ka pasur parregullsi dhe listat janë dorëzuar nga Alternativa për Ndryshim, Grupi i qytetarëve Lëvizjes për Reforma, Partia Demokratike Shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptarë, Alternativa Demokratike Shqiptare dhe koalicioni i mbledhur rreth SNS “Aleksandar Vuçiç – Për të ardhmen e Preshevës” – thotë Kamberi.

Kujtojme se pas kuvendi komunal u shpernda ne mes te muajit dhjetor 2020 per arsye se nuk u mbajt asnje seance qe nga 27 gushti 2020.

Per momentin Komunen udheheqe organi i perkohshëm, kryetar i te cilit eshte Shqiprim Arifi si dhe antari nga Alternativa per Ndryshim Amir Latifi, përveç tyre antare tjerë janë edhe Branko Trajkoviq nga SNS ndersa nga PDSH antare eshte Ragmi Mustafa si dhe nga PVD Ardita Sinani.

Related Articles

Back to top button