KKZ shpall rezultatet preliminare
Komisioni Komunal Zgjedhor ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve te fundit për kuvendin komunal të Preshevës. Sipas këtyre rezultateve, APN-ja ka fituar 14 mandate, PDSH-ja në 9, kurse PVD-ja në 7 mandate, LR ka fituar 5 mandate, 2 mandate kane fituar Lista Serbe dhe 1 mandat UDSH, ADSH nuk ka arritur te kaloje pragun dhe keshtu nuk merr asnje mandat ne kuvend, percjell Presheva.AL
Sipas informacioneve pas shpalljes së rezultateve nga KKZ, partitë politike kanë të drejtë ankese deri 24 orë pas mbylljes së vendvotimeve.
Sic mesohet nga informacione jo zyrtare pritet që njësia zgjedhore në fshatin Bushtran dhe Caravajkë të shkojë në rivotim edhe një herë për shkak se në kutinë e votimit janë gjetur më shumë fletvotime se sa ka pasur votues.