Komuna e Preshevës me ndihmë për Studentët
Për ndarjen e mjeteve financiare për të gjithë studentët e Komunës së Preshevës të cilët janë student të rregullt të vitit akademik 2020/2021.
Të drejtë për të aplikuar kanë:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e Komunës së Preshevës të cilët kanë të regjistruar vitin akademik 2020/2021, në fakultete shtetërore.
Studentët që aplikojnë duhet të kenë këto dëshmi :
-Vërtetimin që është student i rregullt
-numrin e xhirollogaris bankare(banka komerciale)
Të drejtë aplikimi nuk kanë:
-Studentët që studiojnë në afërsi (Preshevë dhe Bujanoc)
-Studentet që studiojnë nëpër universitete private
-studimet postdiplomike master dhe doktoratur
Si dhe studentët që kanë përsëritur vitin akademik
Duke pasur parasysh situatën e pandemisë dhe emergjencës shëndetësore aplikimi bëhet online
Metoda e aplikimit
Të gjithë studentët që i plotësojnë kushtet e shënuara më lart,mund të aplikojnë online duke klikuar në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/Ththad7LhTpJnvhD6
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 05.04.2021 ora 14:00