Komuna e Preshevës ndihmë financiare penzionistëve mbi 65 vjeç

THIRRJE PUBLIKE
Për mbështetje financiare, penzionsitëve mbi moshën 65 vjeçare me vendbanim në territorin e komunës së Preshevës
MASA 2: Mbështetja financiare për penzionistët dhe qytetarët mbi moshën 65 vjeçare “Pako Emergjente Presheva 2021”, ka për qëllim mbështetjen financiare dedikuar penzionistëve dhe qytetarëve që po kalojnë në vështërsi finaciare për shkak të situatës së emergjencës të shkaktuar nga Covid-19.
Duke marë parasysh kapacitetet financiare, komuna e Preshevës pensionistëve dhe qytetarëve mbi moshën 65 vjeçarë,do te kenë focus afat gjatë për të stimuluar rimëkëmbjen.
Vlera e ndihmës financiare do të përcaktohet varësisht aplikuesëve për te përfituar nga kjo pako,gjithësej shuma e përgjithshme e mjetëve do të jetë 5.000.000.00 din që do të përpjestohet me numrin e përgjithshëm të aplikuesve.
KUSHTET PËR APLIKIM:
1.Emri dhe mbiemri dhe adresa e banimit
2.Numri personal dhe numri letërnjoftimit
3.Llogarija Bankare
4.Dëshmi të pensionit
5.Numri kontaktues
Metoda dhe afati i aplikimit:
Penzionistët të cilët i plotësojnë kushtet për aplikim të përshkruara më lartë mund të konkurojnë duke klikuar në linkun e mëposhtëm.
https://forms.gle/SReebsq4WLdoukXM7
Afati fundit i paraqitjes 31.Mars.2021 ora 14:00.
Paraqitjet e pakompletuara dhe pas afatit nuk do të shqyrtohen nga ana e komisionit.