Lajme
Kryetari Shqiprim Arifi uron mësuesit për festën e 7 marsit

Më 7 Mars 1887 në qytetin e Korçës, nën drejtimin e Pandeli Sotirit u hap Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe.
Në këtë datë, çdo vit përkujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.
Urime “7 Marsi” dita e Mësimdhënësve.