Kush do ta udhëheqë Preshevën në 4 vitet e ardhshme?
Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve lokale që u mbajtën ë dielën në Preshevë asnjë nga forcat politike pjesëmarrëse në këtë garë nuk ka arritur të nxjerrë numrin e nevojshëm të mandatave për ta formuar vetë pushtetin, shkruan Presheva.AL
Në Preshevë më 28 mars u organizuan zgjedhjet e parakohëshme lokale. Gjashtë parti politike shqiptare dhe një koalicion i perbashket i partive serbe kanë propozuar kandidatët e tyre për 38 këshilltarë sa numëron Kuvendi Komunal i Preshevës. Sipas rezultateve paraprake ende jo-zyrtare Alternativa per Ndryshim (APN), përndryshe partia më e madhe në Preshevë ka fituar 14 mandate. E dyta eshte me 9 këshilltarë Partia Demoktatike Shqiptare (PDSH). Menjëherë pas saj pason Partia për Veprim Demokratik (PVD) e udhëhequr nga Ardita Sinani me 7 mandate, Lëvizja për Reforma (LR) me kryetar Sami Salihun 5 mandate,Lista serbe 2 këshilltarë si dhe Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) 1 këshilltarë, Alternativa Demokratike Shqiptare e udhehequr nga Armend Aliu nuk ka fituar asnje mandat dhe eshte jashte kuvendit. Duhet theksuar se asnjëra nga partitë nuk ka numrin e nevojshëm të mandateve për të formuar vetë pushtetin, prandaj në ditët në vijim pritet të zhvillohen bisedime për formimin e koalicioneve, të cilat do te udhëheqin Preshevën në 4 vitet e ardhshme.
Rëndomë pushtetin lokal në Preshevë vitete më hershme e kanë udhëhequr partitë APN dhe LR që me veti kanë pasur edhe Listë Serbe, respektivisht koalicionet e tyre, por kësaj here duket se nuk ka atmosferë që këto parti të vazhdojnë në një koalicion të përbashkët. Sami Salihu, bartës i listës së LR-së sipas zërave do ti mbledh rreth vetes PVD-në e Shaip Kamberit dhe PDSH-në e Ragmi Mustafës dhe ta përfundojnë skenarin e nisur në gusht të vitit 2020 kur edhe tentuan që ta shkarkojnë Shqiprim Arifin por nuk arritën të sigurojnë numrat e këshilltarëve për shkarkim dhe kështu vendi shkoi në zgjedhje të parakohëshme që u mbajtën të dielën e kaluar. Sipas kalkulimit të Salihut ai mendon se kësaj radhe kryetari i komunës do të duhet të jetë vetë ai. Duhet theksuar se sipas rezultateve preleminare të publikuara nga KKZ, Alternativa Demokratike Shqiptare (ADSH), nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor për të pasur këshilltarë në kuvendin e ri të komunës së Preshevës.
Përndryshe për këto zgjedhje kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike pa ndonjë incident të theksueshëm. Në bazë të të dhënave të drejtë vote në Preshevë kanë pasur 41950 qytetarë.