Lajme

Ky është momenti për të vendosur gjithçka “Vetëm ata që do të vaksinohen do të lejohen të dalin jashtë”

Drejtori i Qendrës për Anesteziologji të Qendrës Klinike në Beograd thotë se numri i të infektuarve brenda 24 orëve do të jetë i madh edhe sot.

Prof. Dr. Nebojsha Laxheviq, si mysafir në programin e mëngjesit në TV Prva, tha se është e nevojshme të ndërpriten të gjitha kontaktet. I pyetur nëse kjo do të thotë që ai mbështet mbylljen e plotë në vend sikur edhe Dr. Predrag Kon dhe Dr. Branislav Tiodoroviç, ai tha se ai pajtohet me pikëpamjet e tyre dhe se ndërprerja e kontakteve është e nevojshme.

Sipas tij, një numër i madh i njerëzve të infektuar do të raportohen gjatë ditës së sotme në në Serbi dhe kapacitetet e spitaleve dhe mjekëve po mbarojnë.

“Do t’ju kujtoj”, tha ai, “që të njëjtët mjekë janë duke punuar pa ndërprerje për një vit. Dhe atyre po u mbaron energjia.”

“Ky është absolutisht momenti për të ndërprerë këtë rrjedhë. Do të ishte mirë që të bëjmë një pushim dhe të mos kemi të infektuar dhe brenda kësaj periudhe të rritet vaksinimi,” vuri në dukje Dr. Laxheviq dhe shpjegoi se do të ishte mirë të lejohen të dilnin jashtë vetëm ata që janë vaksinuar.

Related Articles

Back to top button