Lajme

LR përkohësisht ndërpret fushatën, shëndeti qytetarëve në plan të parë

Lëvizja për Reforma qytetarin e ka vendosur në plan të parë, para fushatës zgjedhore. Ky subjekt politikë ka ndërprerë aktivitete parazgjedhore nëpër nëndegët e saja për arsye të përkeqsimit të situatës me pandemin Covid-19.

Ky është njoftimi i LR në rrjetin social facebook.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës,
Simpatizant e votues të Lëvizjes për Reforma.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore me armikun tonë të përbashkët CoVid-19, kryesia e Lëvzijes për Reforma, unanimisht, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të gjithsecilit prej nesh, kemi vendosur që për 5 ditët e ardhme, aq sa Grupi i teknik ekspertëve shëndetësor të shtetit kanë vendosur, të ndërpresim fushatën zgjedhore si dhe vizitat në bashkësitë lokale.

Ajo që më së shumti kemi nevojë gjithësecili eshtë që të mbrojmë shëndetin tonë, të prindërve tanë dhe të fëmijëve tanë.

Lëvizja për Reforma për këtë periudhë do të jetë e gatshme, në të gjitha format teknike, materiale dhe intelektuale të japë kontributin e saj Shtëpisë së Shëndetit dhe Insitucioneve Komunale që sa më lehtë të kalojmë së bashku këtë sfidë shëndetësore.

Gjithashtu apelojmë Shtabin për Situata të Jashtëzakonshme në Preshevë, që URGJENTISHT të mblidhet dhe të bëjë planin konkret për ti dalë në ndihmë qytetarit të Komunës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button