Malësia e Preshevës trajtim të veçantë nga kryetari Arifi
Kanë filluar punimet në mirëmbajtjen investive të rrugës malore Norçë – Ostrovicë – Gruhali
Në kuadër të Planit investiv për vitin 2021 dhe në bazë të Programit për rehabilitimin e rrugëve malore të të gjitha vendbanimeve të Malësisë së komunës së Preshevës, kanë filluar punët në mirëmbajtjen investive të rrugës malore Norçë – Ostrovicë – Gruhali.
Përmes projektit do të realizohen punimet në rregullimin dhe profilizimin e trasesë së rrugës, mbushjen, rrafshimin dhe ngjeshjen me material rrethanor në pjesët e dëmtuara, hapjen e kanalit anësor, si dhe vendosjen e tombinove (gypave kulluese) për kullimin e ujërave atmosferike.
Realizimi i këtij projekti mundëson qarkullimin e lehtësuar të banorëve të fshatrave Norçë e Gruhali, që të qasen tek pronat e tyre, bartjen e drunjëve, ndërsa dashamirëve të natyrës do t’u krijohen kushte të volitshme për rekreacion në këtë pjesë të bujshme me pyje e gjelbërim, që tashmë frekuentohet nga vizitorë të shumtë.