Malësia e Preshevës vendosur për Alternativën

Malësia e vendosur për Alternativën e vetme që do të kete prioritet nevojat e banorëve, ALTERNATIVËN për Ndryshim.

Sot vazhduam vizitën nëpër njësitë zgjedhore, ku bashkë me strukturën e nëndegës së Malësisë bashkëbiseduam për projektet e realizuara sidomos ato infrastrukturore që lehtësuan dhe ndryshuan jetën e banorëve të Malësisë.

Malësia e neglizhuar në gjithë deceniet politike nga ata që e lanë vendin në këtë gjendje, tani e kanë të qartë se ndryshimin që e thamë nuk ishte vetëm premtim parazgjedhor por e realizuam.

Banorët e Malësisë kanë vendosur ta bëjnë të mundur ndryshimin e madh më datë 28 Mars 2021 duke rrethuar numrin 1 për të mos e lënë Preshevën të kthehet mbrapa, për të mos e kthyer Malësinë e Karadakut në neglizhencë e të harruar.

Back to top button