Lajme

Marrëveshjet parimore të Sami Salihut janë sikur shkronjat buzë plazhit të detit

Marrëveshjet parimore të Sami Salihut janë sikur shkronjat buzë plazhit të detit, që me pasion artistik dhe kreativ i thuren rërës.

Premtimet e vulosura në fjali, të formuara prej shkronjave shqipe sa herë humbisen prej erës që trazon rërën, dhe nëse pushon së fryeri era, veprimi metafizik vonon, keni pak durim, mos u neverikoseni, herët a vonë do të realizohet procesi natyror i kurdisur nga materia dhe energjia e zezë e padukshme.
Ato shkronja mund edhe të pikosen nga shiu dhe të shndërrohen në baltë.
Ndodhi befasira, mungoi era dhe shiu, ndërsa fjalët qëndruan më gjatë të ekspozuara, Ju nuk keni arsye të shqetesoni, do t`RRËMBEHEN dhe tërhiqen prej rrymimeve të baticave dhe zbaticave të detit blu.
Sigurisht ato fjalë nuk duhet të qëndrojnë aty.
Jo jo, ato nuk bën kurrsesi të figurojnë gjatë, duhet të jenë vetëm një çik, sepse proceset duhet medoemos te lëvizin rrjedhshëm si një ujdi.

T’i merr era fjalët, dhe të zhduken gjurmët.

T`i lag shiu fjalët dhe të ngopet toka, sepse edhe stomaku duhet ngopet me bollëk.

T’i vërshon uji i kripur fjalët, sikur që eliminohet nga pozita dhe kriposet kundërshtari politik.

T’i përmbys deti fjalët, sikur që përmbyset rezultati i zgjedhjeve pa dashje te shumicës së sovranit.

T`i shkel më këmbë fjalët e shkruara kalimtari( Samiu) i rastit, sikur që shkelet BESA.

Është ky proces misionar që nga fillimi i dështuar, është kjo sakrificë e humbur, humbje kohe miq.
Me sa e kam kuptuar, paskemi ngjyrosur kot.
Bardh Avdiu, Cyri.

Related Articles

Back to top button