Masat e reja vlejnë nga nesër deri të hënën
Mbledhja e Shtabit të Krizave ka përfunduar jane sjellur masa të reja, nduke filluar ga nesër deri të hënën, regjimi i punës dhe i jetës do të jetë si fundjavën e kaluar, percjell Presheva.AL
Gjithçka mbyllet të Mërkurën, të Enjten, të Premten, të Shtunën dhe të Dielën. Nuk ka orë policore, tha Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.
“Kjo është një zgjidhje kompromisi, ju mund të shihni se ne kemi diskutuar për një kohë të gjatë dhe me forcë. Ne jemi përpjekur të kombinojmë tre gjëra: sistemin shëndetësor, ekonominë dhe shëndetin mendor të njerëzve,” tha ajo.
Ajo gjithashtu theksoi se bisedoi për gjithçka me Presidentin e Serbisë, si dhe për të rinjtë që vuajnë nga presioni i madh, si dhe për ekonominë, por edhe me Ministrin e Financave për shkak të një pjese të madhe të ekonomisë që vuan nga masat.