Mbi 4000 njerëz vaksinohen në Preshevë
Deri më tani, 4093 persona janë vaksinuar në Preshevë.
Gjatë ditës së sotme, 34 persona janë vaksinuar me dozën e parë nga kompania Sinofarm, 93 me dozën e dytë nga kompania Sinofarm, tha drejtori i Shtepise se Shendetit ne Presheve, Driton Salihu, percjell Presheva.AL
Deri më tani, Vaksinen sinofarm e kane marrë 1634 persona që jane vaksinuar me dozën e parë dhe 1180 persona me dozën e dytë.
505 persona jane vaksinuar me dozen e pare dhe 221 persona me dozën e dytë me vaksinën Pfizer deri më tani, ndersa 490 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca.
Gjatë ditës së sotme ne Presheve ka pasur 9 persona pozitiv me koronavirus.
42 pacientë u paraqiten për kontroll, 37 ishin ne nderrimin e parë.
Janë kryer 26 analiza laboratorike dhe 5 ekzaminime me rreze X.
Personat qe u regjistruan se ishin pozitivë me korone kanë lindur mes vitit 1956 dhe 1986.
17 persona ishin negativë dhe hospitalizime nuk ka pasur.