Mbyllja për 48 orë?
Mbledhja e re e shtabit te krizave eshte caktuar te mbahet te premten me fillim prej ores 11:00, ne kete mbledhje priten masa te reja rigoroze, percjell Presheva.AL
Ne mbledhje pritet qe te diskutohet situata e fundit epidemiologjike ne vend dhe do te analizohen masat e meparshme qe ishin ne fuqi gjate fundjavave a kane pasur efekt ne zvoglimin e ibfektimit dhe parandalimin e virusit. Sipas numrit te infektuarve sigurisht ato nuk kane patur efekt.
Mjekët sugjerojnë që masat për këtë fundjavë të përfshijnë mbylljen e objekteve hotelierike, pra kafiterive dhe restauranteve.
Ekziston mundësia që të mbyllja te filloje nga ora 14 e pasdites të Shtunën deri të hënën ose mundesia tjeter mbyllja të jetë e vlefshme për 48 orë.
Kujtojmë se fundjavën e kaluar gjithçka ishte e hapur deri të shtunën në mesditë, dhe më pas në orën 12 u mbyllën të gjitha objektet hotelierike dhe qendrat tregtare, të cilat u lejuan të punojnë vetëm nga dita e hënë në orën 6. Nga e hëna, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme kaluan në mësimin në distancë përmes internetit. Por tani për tani, nuk është përmendur asgjë ne lidhje me shkollat fillore që edhe ato të kalojnë në mësim online.
Presheva.AL do te ju njoftoje per cdo vendim qedo te mirret gjate seances se neserme.