Lajme

Nesër në orën 8, mbledhja e Shtabit të Krizave, vendosen masat e reja

Mbledhja e Shtabit të Krizave do të mbahet nesër në ora 8 në Pallatin e Serbisë, është konfirmuar për media nga qeveria.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, njoftoi sot se mbledhja e Shtabit të Krizave për luftën kundër pandemisë së koronavirusit do të mbahet të martën.

Pas mbledhjes, do duhet të shpallen masa të reja, më të rrepta, të cilat do të zbatohen në Serbi.

Por ajo gjithashtu tha se do të fliste sot me anëtarët e shtabit për masat e mundshme që duhen vendosur.
“Është e sigurt që masat do të shtrëngohen. Çfarë masa, nuk është vendosur ende,” tha Kryeministrja.

Related Articles

Back to top button