Nuk ka pranverë për Preshevën, bora mbulon qytetin

Edhe pse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e pranverës, bora ka zbardhur sërish sot qytetin e Preshevës.
Reshjet e dendura gjate natës në qytetin e Preshevës kanë bërë një trashësi prej 10 cm. Përveç qytetit nga bora është përfshirë edhe malësia nga reshjet e borës.
Rrugët janë të gjitha të kalueshme, por nga autoritet përkatëse bëhet thirrje për shoferët të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes me automjetë në gjitha akset rrugore.
Mot i ngjajshëm do të jetë edhe javën që do të nis deri të enjtën më 25 mars me rënie tëtemperaturave dhe reshje të shiut e të borës, përcjell Presheva.AL sipas Institutit hidrometeorologjik në Serbi.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-11 gradë Celsius.