OBRIE paralajmëron fitoren e APN-së në Preshevë
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE), ka bërë një analizë lidhur me zgjedhjet për pushtetin lokal në Komunën e Preshevës, të cilat do të mbahen më 28 Mars të këtij viti.
OBRIE ka përshkruar gjendjen e partive politike dhe koalicioneve të reja si dhe parashikimet për formimin e qeverisë së ardhshme lokale.
Sipas hulumtimit të titulluar “Kush do ti fitoj zgjedhet në Preshevë “, të cilin e ka siguruar agjencia e lajmeve INA, bëhet e ditur se Alternativa për Ndryshime ka momentin më të duhur për të fituar këto zgjedhje, në mënyrë plebishitare, duke pasur parasysh dobësimin e PVD-dhe mos reformimin e Partisë Demokratike Shqiptare.
OBRIE thekson se APN, e cila drejtohet nga Shqipërim Arifi është duke bërë në fushatë dinamike në rrjetet sociale, duke shpalosur projektet e shumta të cilat janë realizuar në sferën e shëndetësisë, arsimit dhe infrastrukturës rrugore.
Në analizë theksohet se Shqiprim Arifi është duke bërë fushatën në stilin e Albin Kurtit, duke garuar me slloganin “Krejt dhe Ndryshe”.
OBRIE vlerëson se Partia për Veprim Demokratik gëzon një mbështetje të ulët në terren për të ndryshime vetëm fasadë në parti dhe me slloganin e saj “Unë jom me Preshevën”, ndoshta pa dashje ka krijuar një tendencë ndarjeve mes qytetarëve dhe fshatarëve.
Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), e cila drejtohet nga lideri Ragmi Mustafa pritet të shënoj një rezultat të ulët, për shkak të mungesës së reformave në lidership dhe anëtarësi.
Partia Demokrati Shqiptare, garon me slloganin ”Autokton dhe Krenar”, por qytetarët nuk e kanë harruar se kryetari i kësaj partie i ka dhënë mirënjohje Aleksandar Vuciqit dhe gjithashtu nuk ka arritur ta parandaloj largimin e lapidarit të UCPMB-së nga qendra e Preshevës.
Një tjetër arsye për rezultatet e dobëta të PVD-së dhe PDSH-së është edhe konsumimin i tyre, për faktin se një periudhë të gjatë kohore kanë qeverisur, derisa kanë munguar rezultatet e prekshme për qytetarët.
Lidhur me forcën e re në Preshëve, Alternativa për Ndryshime, e cila drejtohet nga lideri Shqipërim Arifi, në analizë theksohet se, ky subjektë do të tuboj një numër të madh të votuesve të rinj.
OBRIE vlerëson se, politika pragmatike e liderit të ri të ardhur nga Gjermania do të fitoj më tepër se gjysmën e votave të përgjithshme në këtë komunë.
Sipas OBRIES,problem do të jetë krijimi i qeverisë së re lokale, për faktin të gjitha partitë tjera politike deri më tani kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë koalicion me APN.
Përderisa kjo parti nuk i arrin 18 këshillarë, do të jetë i vështirë formimi i qeverisë së re lokale.
Edhe forcat politike serbe do të kenë rolin e tyre në këto zgjedhje, për faktin se flitet që serbët në fund të këtij procesi zgjedhor do ti kenë dy këshilltarë në Kuvendin komunal të Preshevës”, vlerëson OBRIE. (INA)