Paralajmërimi i fundit nga mjekët: Do të largohemi nga Shtabi i Krizave nëse…
Anëtar i Shtabit të Krizave, Dr. Predrag Kon, deklaroi se nëse nuk vendosen masa më të rrepta, lind pyetja nëse pjesa mjekësore do të mbetet në shtab.
Ai tha në programin e mëngjesit në TV Prva se mbledhja e re e shtabit pritet diten e Enjten ose të Premten, dhe nëse nuk miratohen masa më të rrepta të cilat i ka propozuar pjesa mjekësore e shtabit, qëndrimi i tyre në këtë organ të formuar nga Qeveria për luftë kundër koronavirusit do të jetë një pikëpyytje?
“Duhet të jetë e qartë pse jemi të pranishëm në atë shtab. Unë e kuptoj një kompromis që nuk është pjesë e profesionit të mjekut. Por nuk ka kompromis në mjekësi dhe ne po përpiqemi ta shpjegojmë atë,” tha ai kur u pyet se çfarë vendimi pret Shtabi i Krizave të enjten ose të premten.
Ai përmendi se situata është më e keqe tash sesa ishte në nëntor, sepse virusi ka pesuar ndryshime dhe qe eshte më ngjitëse tash kjo vërehet qartë.