Lajme
Preshevë, deri në 17:00 votuan 36 për qind e qytetarëve
Deri në orën 17:00 në Preshevë kanë votuar më shumë se 36 për qind e qytetarëve.
Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi ka thënë për KosovaPress se deri në orën 17:00 kanë votuar 15.297 qytetarë apo 36.49 për qind, ndërsa në zgjedhjet e kaluara deri në këtë kohë kanë votuar 18.600.
Rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët për kuvendin e ri lokal.
Kujtojmë se Kuvendi Komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020 për arsye se nuk u mbajt asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.