Lajme

Preshevë, interesim i madh i qytetarëve për t’iu vaksinuar kundër COVID-19

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë çdo ditë pret qytetarët për të marrë vaksinën kundër Covid-19. Një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për të marrë vaksinën. Brenda objektit gjthçka funksionon siç duhet dhe punëtorët sigurohen nëse personat janë njoftuar sipas planit.

Qytetarët mund të marrin katër llojet e vaksinave që këtu ofrohen nga ajo Pfizer, Spunjik V, vaksinat kineze dhe AstraZeneca nga Oxfordi. Vaksinimi masiv nuk pritet të ndërpritet dhe interesimi është i madh.

Dje Presheva u rradhit ne listen e 5 qyteteve ne Serbi qe me se shumti kane vaksinuar popullaten gje nga fillimi i vaksinimit masiv ne Serbi.

Sipas te dhenave zyrtare nga shtepia e shendetit ne Presheve deri sot me 10 mars në Preshevë janë vaksinuar 3678 persona.

Kujtojme se qytetarët e komunës së Preshevës më së shumti preferojnë vaksinen kineze pastaj Pfizer-BionTech dhe e treta eshte AstraZeneca.

Related Articles

Back to top button