Lajme
Ragmi Mustafa: Policia serbe po na shikon me llupë nëpër tubime
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ragmi Mustafa, ka folur për takimet me qytetarë gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet lokale në këtë komunë.
Ai ka thënë se ka kontrolle strikte nga policia serbe për të respektuar në maksimum masat anti-Covid19, transmeton Presheva.AL.
“Nëse tubimet i kemi mbajtur me 500-600 qytetarë, tash duhet me nga 10-12 qytetarë maksimumi, pasi që policia na shikon me llupë gjatë takimeve që kemi me banorët”, ka thënë Mustafa.
Kujtojme se zgjedhjet e parakoheshme lokale ne Komunen e Presheves do te mbahen me 28 mars te ketij viti.