Serbia është e gjashta në botë për nga numri i vaksinave për milion banorë
Sipas të dhënave më të fundit nga Qeveria e Serbisë, 1,436,498 doza të vaksinave të koronavirusit janë administruar në vend deri më tani, dhe 511,999 njerëz kanë marrë dozën e dytë.
Kur bëhet fjalë për numrin e vaksinave për milion banorë, Serbia është në vendin e gjashtë në botë dhe e dyta në Evropë, pas Britanisë së Madhe.
Kur bëhet fjalë për numrin e atyre që morën dozën e dytë të vaksinës për milion banorë, Serbia është e para në Evropë dhe e katërta në botë.
Serbia është bindshëm e para në rajon për nga numri i vaksinave për milion banorë, pasuar nga Hungaria, Sllovenia, Rumania, Kroacia, Bullgaria dhe Shqipëria dhe Mali i Zi.
Serbia renditet e para në rajon për sa i përket numrit të vaksinave të dyta për milion banorë.
Sipas numrit të përgjithshëm të vaksinave, Serbia është e dyta në rajon, pas Rumanisë.