Lajme
Shqiprim Arifi: Fshati Geraj bastion i ALTERNATIVËS
Në një atmosferë jashtëzakonisht të madhe të përkrahësve të ndryshimit, sot vizitova nëndegën e fshatit Geraj, si një ndër bastionet e ALTERNATIVËS.
Bashkë me kandidatin për këshilltarë të kuvendit të ardhshëm komunal dhe strukturën e nëndegës prezantuam punimet e ALTERNATIVËS në qeverisjen tonë dhe planet për mandatin e ardhshëm.
Fshati Geraj është krejt ndryshe nga vitet e kaluara dhe pushtetet e kaluara, ndërsa më 28 Mars duke rrethuar nr 1 ndryshimi do të jetë edhe në kuvendi komunal me formulën e realizuar 20plus.