Shqiprim Arifi merr mbështetje të madhe në Tërrnavë

Tërrnava bastion i Alterntivës, në marshin e fitorës së madhe.
Bashkë me strukturën e nëndegës së fshatit Tërrnavë u takuam me qytetarët dhe bashkëbiseduam për projektet tona në fshatin Tërrnavë.
Tërrnava është vendlindja e të parëve të mi dhe vendi ku për herë të parë filluam procesin e ndryshimit duke themeluar ALTERNATIVËN Për Ndryshim.
Jam falenderues për qytetarët e fshatit tim të cilët më dhanë respektin dhe përkrahjen e pa kusht drejt procesit të rëndësishëm të ndryshimit.
Bashkë me ta në krah dhe shumë qytetarë të tjerë do ta bëjmë të mundur ndryshimin e madh të 28 Marsit.

Check Also
Close
Back to top button