Shqiprim Arifi: Shaip Kamberi është mik me Daçiqin
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur për deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Arifi ka thënë se Kamberi nuk bën mirë kur flet shqip në Parlamentin e Serbisë, duke thënë se ai po e mashtron popullatën e sidomos atë kosovare.
“Ivica Daçiq i thotë deputetëve lejojeni Shaip Kamberin të flas shqip, pse ndodh kjo? Kjo i bën mirë Serbisë, vetë Daçiq ka thënë se kjo i bën mirë demokracisë në Serbisë, pra ti e qet mirë Serbinë në këtë rast. Edhe duhet ta themi, Kamberi është mik me Daçiqin, kanë qeverisur së bashku për 20 vite në Luginë”, ka thënë Arifi në Kanal10.
Ai ka thënë se partia e tij vetë i ka siguruar Shaip Kamberit rreth 16 mijë vota.
“Problemi im është që kur e qitni flamurin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, mbajeni, sepse Kamberi e ka mbajtur për 35 sekonda dhe e ka hequr”, ka thënë Arifi.