Lajme
Shtabi i Krizave: Hyrja në Sërbi me vërtetim të vaksinimit
Beogradi zyrtar ka ashpërsuar masat e reja anti-Covid.
Shati i Krizave, në koordinim me Qeverinë e Ana Bërnabiqit, kanë marrë vendim që mos të ketë zbutje të masave.
Vendimi më i ashpër del të jetë kalimi i kufinjëve nga shtetasit e tyre dhe ata të huaj. “Të gjithë qytetarët e Serbisë dhe të huajt mund të futen në Serbi vetëm me certifikatë vaksinimi”.
Sipas tyre, vaksinimi i plotë nënkupton marrjen e dy dozave të vaksinës Pfizer, Sinofarm dhe Sputnik ose një dozë të vaksinës AstraZeneca.
Epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave, Branislav Tiodoroviq, tha se Serbia duhet të durojë edhe këtë javë me masat ekzistuese sepse situata në spitale është e vështirë.