Lajme
Shtabi i krizave për luftën kundër koronavirusit sot viziton Vranjën “Diçka këtu nuk po shkon si duhet”
Ekspertë nga Shtabi i Krizave për luftën kundër korona virusit po vijnë në Vranjë, ata do të takohen me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe punonjës shëndetësorë, percjell Presheva.AL
Siç është paralajmëruar, në takim do të marrin pjesë prof. Dr. Branislav Tiodoroviq, Kryetari i Komunës së Vranjës Dr. Slobodan Milenkoviq, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, nga Qendra Shendetesore e Vranjes, ZZJZ Vranje dhe shërbimet tjera përkatëse.
Në takimin e djeshëm të Shtabit të Krizave në Beograd, u njoftua se një ekip ekspertësh do të kontrollojnë pse situata në Vranje ka qenë e keqe për kaq gjatë dhe nuk po ndryshon.
“Diçka nuk po shkon si duhet këtu”, u tha ne konference.