Sonte ndryshona ora për herë të fundit, në 02:00 të natës akrepat lëvizin 60 min përpara
Më datën 27 mars akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta përpara.
Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës do të shtyhen 1 orë përpara, duke shënuar orën 03:00. Ky ndryshim ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.
Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën. Ora e shteteve evropiane ndërrohet në një kohe. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas.
Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të muajit tetor. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita fillon të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë.