Udhëzime për personat që janë në izolim shtëpiak dhe që e kanë kaluar Covid
Instruksione rreth izolimit shtëpiak për personat që e kanë kaluar COVID dhe që janë vaksinuar me 2 doza.
Personat që janë vaksinuar me 2 doza vaksinë kundër COVID-19, dhe te të cilët kanë kaluar 2 javë nga marrja e dozës së dytë, nuk është e domosdoshme të caktohet masa e karantinës në shtëpi nëse kanë pas kontakt të afërt me persona të konfirmuar me infeksion COVID-19.
Personat që kanë qenë të konfirmuar me infeksion COVID-19 dhe të cilët janë identifikuar se kanë pas kontakt të afërt me persona të konfirmuar pozitivisht me COVID-19 nuk i caktohet masa e karantinimit shtëpiak apo edhe ri testimi në SARS-CoV2 virusin në periudhë prej 3 muajsh pas konfirmimit pozitiv (me analiza laboratorike) gjegjësisht nga dita kur i ka skaduar edhe masa e izolimit në bazë të caktimit të mjekut.
Ri testimi duhet të bëhet në SARS-CoV-2 virusi në periudhë deri 3 muaj pas konfirmimit të infeksionit COVID-19 nëse personi ka përsëri simptome të sëmundjes dhe me këtë rast nuk ka sqarim tjetër që spjegon paraqitjen e simptomave.