Verifikoni a jeni në listën zgjedhore dhe në cilin vendvotim

Edhe pse disa prej jush e dini me siguri se ku do të votoni, ka edhe shumë prej tyre që ende nuk e kanë të qartë, lokacionin e tyre.

Për këtë gjë, Ministria e drejtësisë, ka krijuar një rubrikë në faqen zyrtare të saj, ku ju shumë lehtë mund ta gjeni lokacionin tuaj dhe të kontrolloni a jeni në listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme që do të mbahen më 28 mars në Preshevë.

E tëra që duhet të bëni është që së pari të vizitoni këtë faqe, pastaj të jepni të dhënat tuaja personale, numrin personal të letërnjoftimit dhe të shkruani një kod nga fotografija dhe ju do të merrni informacionin e duhur. Presheva.AL

Back to top button