Vota nuk kërkohet në baza të lokalizmit
Vota tek qytetari kërkohet duke prezantuar programin elektoral për ndërtimin e të ardhmes sonë e jo duke e kërkuar vota në baza të lokalizmit. Në këtë rast nga Rahovica pyesim kryetarin e LR-së, Sami Salihu se çfar ka bërë për Rahovicën, kend e ka ndihmuar ai përveç njerëzve të rrethit të tijë të ngushtë, ka thënë kështu në fjalimin me qytetarët në Rahovicë, Shqiprim Arifi.
Ndërsa Skender Destani është shembulli më i mirë i dështimit, ai dëshmoi se nuk e ka përfaqësuar Rahovicën, qasja e tij nuk ishte e Rahovicës sepse në një mënyre ai përfaqësonte një bashkesi lokale që ishte vatër e UÇPMB-së ndërsa në anën tjetër i rrinte në krah Ragmi Mustafës derisa i japin mirënjohje Vuçiqit ka thënë Arifi.
Ndërsa rikujtoj Rovicasit se edhe Sami Salihu nuk përfaqëson Rahovicën denjësisht përderisa për 4 vite ai bëri ndarje nga Mustafa, tradhtoi PVD-ën, tradhtoi edhe APN-në. Kush do ti besojë tutje tha në Rahovicë sot Shqiprim Arifi.
Kandidatja për këshilltare, Zana Osmani ka falemderuar kryetarin Arifi për realizimin e projekteve që janë realizuar në Rahovicë. Edhe një ish luftëtar i UÇPMB-së falemderon pushtetin lokal me theks të veçant kryetarin Arifi për punët që kan bërë në fshatin e tyre.
Gjatë qëndrimit sot në Rahovicë kryetari ka vizituar edhe muzen personal të Durak Osmani ku sëhtë njoftuar me artefaktet që janë të koleksionuara në këtë muze.