Lajme
A do të jetë vaksina një kusht për udhëtime? OBSH ka vendosur
![](https://i0.wp.com/presheva.al/wp-content/uploads/2021/04/vaksina-6-770x433-1-696x391-1.jpg?resize=696%2C391&ssl=1)
Komiteti i Urgjencës i OBSH-së njoftoi sot se ka lëshuar një rekomandim për vendet anëtare që të mos kërkojnë certifikata të vaksinimit për udhëtimet ndërkombëtare.
Dokumenti rekomandon që prova e vaksinimit të mos vendoset si kusht për hyrjen në një vend të huaj, duke pasur parasysh prova të pamjaftueshme të ndikimit të vaksinimit në zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit dhe ruajtjen e gjendjes së shpërndarjes globale të vaksinave, raporton Reuters.
“Shtetet Anëtare pritet të konfirmojnë që kërkimi i provave të vaksinimit potencialisht do të thellojë pabarazitë dhe do të promovojë shkelje të së drejtës për lirinë e lëvizjes,” thuhet ne deklaraten e OBSH-se.