Afër marrëveshja PDSH-PVD-LR, rivotimi në Caravajkë vendimtar për koalicionin
Zgjedhjet e Parakoheshme ne Komunen e Presheves jane mbajtur me 28 mars, te dielen e kaluar, percjell Presheva.AL
Sipas rezultateve preleminare nga KKZ keto zgjedhje i fitoi APN duke marre me 14 keshilltare, PDSH me 9 keshilltare, PVD 7 keshilltare, LR 5 keshilltare, UDSH ka siguruar 1 keshilltare, Lista Serbe 2 ule ne kuvend, ndersa ADSH mbetet jashte kuvendit komunal te Presheves.
Perfaqesuesit e PDSH-se, LR-se dhe PVD-se pas zgjedhjeve ne rrjetin social facebook i’u jane drejtuar qytetareve me nje mesazh duke paralajmeruar nje koalicion mes ketyre 3 subjekteve.
Sipas informacioneve nga Presheva.AL 11 prilli do te jete dita ku do te rivotohet ne Caravajke e kjo dite e diel do te jete dita vendimtare per arritjen e nje marreveshje per bashkeqeverisje mes Partis Demokratike Shqiptare (PDSH), Levizjes per Reforma (LR) dhe Partis per Veprim Demokratik (PVD).
Kujtojmë se ne muajin gusht te vitit 2020 keto subjekte kishin tentuar nje rrezim te Shqiprim Arifit por qe nuk arriten ta shkarkojne per shkak se nuk i siguruan votat e mjaftueshme te keshilltareve te kuvendit komunal te Presheves. Pas kesaj tentative te rrezimit, per shkak te pamundesise se vijimit te procesit normal te kuvendit, nga koalicioni i sapo krijuar aso kohe (LR-PDSH-PVD), vendi shkoi ne zgjedhje te parakoheshme te cilat u mbajten me date 28 mars te ketij viti dhe fitues i ketyre zgjedhjeve doli APN.