Ardita Sinani uron Vjosa Osmanin për zgjedhjen presidente e vendit
Ardita Sinani ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në pozitën e presidentes së Kosoves. Nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook, Sinani uron që Osmani “të jetë e përkushtuar për ta bashkërenduar me të zgjedhurit e Luginës e Preshevës zbatimin e një strategjie, plani dhe programi shtetëror për Luginën e Preshevës”.
“Uroj znj.Vjosa Osmani-Sadriu për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës.
Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës është jo vetëm dëshmi e funksionalitetit të Republikës, por edhe e emancipimit shoqëror.
Është dëshmi se gratë jo vetëm munden, por edhe janë faktore uniteti dhe vektore të progresit politik.
Përgëzoj mazhorancën e opozitën parlamentare për përmbylljen me sukses të themelimit të institucioneve të reja dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.
Besoj se Presidentja e sapozgjedhur e Republikës së Kosovës do të jetë e përkushtuar për ta bashkërenduar me të zgjedhurit e Luginës e Preshevës zbatimin e një strategjie, plani dhe programi shtetëror për Luginën e Preshevës.
Urime Presidente ! Urime Kosovë !”