Lajme

Bie numri i infektimeve të reja me CoVid në jug të Serbisë

Në jug të Serbisë, trendi i uljes së përqindjes të infektuarve me virusin korona vazhdon të bie në raport me numrin e mostrave të testuara, sipas të dhënave të fundit nga shtabi per situata emergjente ne Vranjë.

Nga 447 mostra të testuara nga zona e rrethit Pçinjës, 119 janë pozitivë për COVID 19, që është 26 përqind ose katër përqind më pak se në raportin e mëparshëm, dhe vetëm dy përqind më shumë se e njëjta përqindje në Serbi.

Numri i rasteve të reja të koronavirusit në Vranje u ul në 61, por u rrit ndjeshëm në Bujanoc me 20 të infektuar dhe Bosilegrad me 14, që është një numër shqetësues në lidhje me numrin e banorëve në këtë komunë kufitare.

Situata epidemiologjike është shumë më e favorshme në komunat e tjera të rrethit të Pçinjës, në Vladiçin Han ka nëntë të infektuar, në Preshevë shtatë, Surdulicë pesë dhe Trgovishtë tre.

Related Articles

Back to top button