ÇFARË PO NDODH NË PRESHEVË? Takime mes partive, por pa marrëveshje për koalicion

PResheva po vazhdon te jete ne nje situate te keqe politike, pasi qe edhe pas zgjedhjeve nuk po arrihet te krijohet nje shumice e re per qeverisjen 4 vjecare.

Takimet mes Partise Demokratike Shqiptare dhe Partise per Veprim Demokratik kane perfunduar mbreme pa një marrëveshje për koalicion qeverisës. Siç mesohet ky takim ka ndodhur mbreme dhe eshte diskutuar per poziten e kryetarit te komunes se Preshevës dhe ne kete takim nuk ka qene prezent Levizja per Reforma.

Në negociatat qe po zhvillohen mes PDSH-se dhe PVD-se, posti i kryetarit te komunes ishte parapare qe t’i takoj PDSH-se, por nje gje te tille nuk e kane pranuar nga PVD.

Pas takimeve njemujore mes PDSH-se dhe PVD-se, filluan te dalin informacione zyrtare nga keto parti qe “molle sherri” eshte posti i kryetarit te komunes qe nuk po bien dakord. PVD dite me pare njoftoi opinionin qe ajo largohet nga negociatat me PDSH-ne, por pa kaluar 12 ore u kthye perseri ne negociata dhe takimi u zhvillua mbreme ne seline e PDSH-se por pa ndonje rezultate.

Jo zyrtarisht mesohet se tani PVD ka nderruar qendrimin rreth postit te kryetarit te komunes dhe ka propozuar qe ky post ti takoj me rotacion 2 vjeç PDSH dhe 2 vjeç PVD.

Nderkohe Sami Salihu nga Levizja per Reforma ka reaguar duke i bere thirrje PDSH-se dhe PVD-se te mos vonohen ne vendimarrje, perndryshe vendin e presin zgjedhje te reja. Gjithashtu Salihu ka deklaruar se parti e tij eshte e gatshme te mbes edhe ne opozite por eshte e gatshme te futet edhe ne zgjedhje te reja ne rast te mos marreveshjes per nje koalicion 4 vjecare.

I vetmi vendim nga takimi mes PDSH-se dhe PVD-se eshte qe brenda dy javeve te ftohet seanca per verifikimin e mandateve te keshilltareve, e kjo seance pritet te ftohet nga keshilltari me i vjeter i kuvendit komunal te Presheves i cili eshte Naser Aziri nga rradhet e UDSH-se.

Back to top button