Lajme

Doza e dytë e vaksinës kineze pas gjashtë muajsh është një sukses i plotë: Efikasiteti deri në 90 për qind

Kompani kineze e vaksinave, CanSino Biologics, tha se efektiviteti i vaksinës së saj me dozë të vetme kundër kovid-19 mund të bjerë me kalimin e kohës, megjithëse duhet të ketë një normë prej 50 përqind ose më shumë të paktën pesë deri në gjashtë muaj pas imunizimit.

“Një dozë e dytë e dhënë pjesëmarrësve në studim gjashtë muaj pas injektimit të tyre të parë mund të sigurojë mbrojtje të konsiderueshme, pasi rrit nivelet e antitrupave shtatë deri në dhjetëfish dhe efektiviteti i vaksinës shkon mbi 90 përqind,” tha Zhu Tao, shkencëtari kryesor i kompanisë, në një deklaratë.

Kompania njoftoi të dhëna të përkohshme në shkurt që treguan se vaksina ishte 68.83 për qind efektive në parandalimin e simptomave të kovid 19 dy javë pas vaksinimit, por norma ra në 65.28 përqind pas katër javësh.

Related Articles

Back to top button