Lajme

Erdogan me deklarate ‘bombastike’ Shqiptarët i kam vëllezër, investimet vetëm sa kanë filluar në Shqipëri

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka folur nga Ankaraja për inaugurimin e spi.talit të ri rajonal Memorial të Fierit. Erdogan e konsideron këtë spital një she.një të miqësisë së fortë mes dy vendeve tona.

Ai ka treguar se aty do të punojnë rreth 400 persona, turq dhe shqiptarë dhe gjithsej do të ketë 180 shtretër. Presidenti i Turqisë tha se me këto mundësi, Ankaraja do të vazhdojë t’i shërbejë Shqipërisë.

Spitali po e inaugurojmë sot, afërsisht do punojnë 400 personel të përbërë nga turq dhe shqiptare.

Duke krijuar një shërbim cilësor në fushën e shëndetësisë në kushte moderne dhe bashkëkohore, dhe fokusuar në 23 degë themelore me 6 salla operacioni, 6 shërbime poliklinike si dhe 20 njësi të kujdesit intensiv.

Në total e përbërë me 180 shtretër. Turqia me këto mundësira do të vazhdojë t’i shërbejë Shqipërisë jo vetëm në qytetin e Fierit, por të gjithë rajonit.

Uroj që ky spital i miqësisë, duke qenë një tregues dhe një shenjë e re e miqësisë dëshiroj nga zemra që në gjeografinë e zemrës sonë të sjellë dobi dhe të shpërndajë sa më shumë shërim për vëllezërit e mi shqiptarë”, tha Erdogan.

Related Articles

Back to top button