Kjo është arsyeja pse nuk po arrihet koalicioni PDSH-PVD-LR
Takimet e derisotme ndermjet perfaqesuesve te PDSH-se, PVD-se dhe LR-se nuk sollen dicka konkrete ne raport me krijimin e qeverisjes lokale.
Sic mesohet jo zyrtarisht, del te jete posti i kryetarit te komunes si shkak per mosarritje te nje rezultati.
Sido qe te jete ky proces ka bindur popullaten se fryma inatçore dhe intrigat jane mjeshtri e politikaneve ne Presheve. Ndersa ende nuk kemi rezultate zyrtare nga KKZ-ja, per shkak se ne rivotim do te shkoje njesia numer 16 ne fshatin Caravajke.
Nga rezultatet preleminare me 28 mars, APN fitoi 14 ulse ne kuvendin e Presheves, e ndejkur nga PDSH e cila ka arritur ti siguroje 9, PVD-ja 7 ulse, Levizja per Reforma 5 ulse, Lista Serbe 2 vende dhe UDSH-ja e Naser Azirit ka arritur te hyje ne kuvend me 1 keshilltar, ndersa ADSH e Armend Aliut nuk ka arritur ta kaloje pragun dhe mbetet jasht kuvendit.
Si duket rivotimi ne në Caravajkë i cili do te mbahet me 13 prill, ne diten e pare te muajit te Ramazanit do te jete vendimtar për formimin e koalicionit mes subjekteve qe kane arritur te hyjne ne kuvend.