Lajme

Maqedonia Veriore mirënjohëse: Putarinën falas për shtetasit e Serbisë këtë verë

Në shenjë mirënjohje ndaj Serbisë për vaksinat e dhëna Maqedonisë Veriore, Kryeministri i saj Zoran Zaev njoftoi mundësinë që qytetarët e Serbisë të mos paguajnë taksën në vendin e tij këtë verë.

Në një intervistë për televizionin “Kanal 5”, Zaev tha se, sipas vlerësimit të tij, vlera e vaksinave që Serbia i dha Maqedonisë Veriore është më shumë se 700,000 euro.

“Ndiejmë nevojën që miqësinë ta kthejmë me miqësi. Ne jemi duke menduar dhe nuk e di nëse është e mundur apo jo, që Qeveria e Maqedonisë Veriore të sigurojë karta pagese për të gjithë me targa dhe pasaporta serbe gjatë verës, për t’i liruar ato nga taksat. Le të i’a kthejmë në një farë mënyre” tha Zaev.

Sidoqoftë, ai gjithashtu theksoi se do të nevojitet një dozë tjetër e vaksinave për vaksinimin e popullatës, përveç atyre të marra nga Serbia.

Related Articles

Back to top button